Borussia Dortmund u mposht me rezultatin 0-1 nga Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të n Bundesliga.
Mirëpo përveç humbjes, verdhezinjtë i frikësohen dhe dëmtimit të sulmuesit të saj kryesor Erling Haaland.
Talenti 19-vjeçar u detyrua të linte fushën në minutën e 72-të teksa në përpjekje për të kapur topin e krosuar nga Jadon Sancho, pësoi tërheqje muskulare.
Nuk dihet se sa serioz është dëmtimi, por tashmë verdhezinjve u janë zbehur shpresat për titullin kampion teksa e sheh veten 7 pikë larg bavarezëve kryesues.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: