ZYRTARE: Më 30 maj rikthehet një tjetër kampionat europian

ZYRTARE: Më 30 maj rikthehet një tjetër kampionat europian

22:28, 26/05/2020

Pauzës së gjatë prej koronavirusit po i vjen fundi.

Ukraina është shteti i radhës që i rikthehet kampionatit të luajtur dhe pritet që lojtarët të zbresin në fushën e lojës më 30 maj.

Një sprint final për të përfunduar në tapet kampionatin e futbollit dhe nëse gjithëçka shkon sipas parashikimeve sezoni mbyllet më 19 korrik.

Kampionati i futbollit do të nisë menjëherë me derbin mes Shakhtari dhe Dynamos më datë 31 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco