'Shisni Lautaron dhe Icardin, blini Wernerin dhe Cavanin'

'Shisni Lautaron dhe Icardin, blini Wernerin dhe Cavanin'

23:39, 25/05/2020

Nuk është më një sekret fakti se Lautaro është objektivi kryesor i Barcelonës këtë verë. Inter nga ana tjetër ndihet i pafuqishëm për ta bindur argjentinasin të refuzojë ftesën e Messit nga Spanja.

Me efektet negative që po i jep financave në futboll pandemia, Inter duket i detyruar për të hequr dorë nga klauzola 111 milionë euro e sulmuesit argjentinas.

Por klubi zikaltër nuk do ta lërë as të largohet për pak para 21-vjeçarin teksa vazhdon t’i bëjë “të vështirin” Barcelonës.

Së fundmi Interi është motivuar dhe nga sponsori i tij Pirelli, teksa shefi i saj ka udhëzuar bordin zikaltër ta shesë Lautaron së bashku me Icardin dhe të nënshkruajë direkt me Werner dhe Cavanin.

“Duket qartë se shitja e Martinez do na lëndonte, por me blerjen e Cavanit dhe Werner do të ishim më të fuqishëm se po të mbanim Lautaron dhe Icardin, sidomos në qoftë se Eriksen rikthehet në formën që kishte tek Totenhem. Cavani ka qenë i tmerrshëm me Napolin në Seria A dhe shpresoj të jetë sërish i njëjti dheme Interin”, tha pronari i sponsorit zikaltër Pirelli, Marko Tronçeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco