Zbulohet oferta që refuzoi Messi të luante te Interi i Mourinhos

Zbulohet oferta që refuzoi Messi të luante te Interi i Mourinhos

21:28, 25/05/2020

Lionel Messi ka refuzuar t’i bashkohet Interit në vitin 2008.

Ish-drejtori teknik i Barcelonës, Marco Branca ka treguar se “Nerazzurrët” para 12 vitesh ishin përpjekur ta transferonin Messin dhe i kishin bërë ofertë të majme por argjentinasi e refuzioi.

“Ne bëmë ofertë për të, por Messi refuzoi dhe zgjodhi të qëndronte te Barcelona”, u shpreh Branca për TMW Radio.

“Ai ishte shumë falënderues për Barcelonën dhe aspekti ekonomik jo gjithmonë vjen i pari. Jo gjithçka ka të bëjë me paratë”, ka shtuar Branca.

Oferta e Interit kishte ndodhur në kohën kur Jose Mourinho ishte trajner i klubit (2008-2010), kur ndodhi tripleta e famshme e klubit italian.

Argjentinasi, i cili ka luajtur vetëm për Blaugranët, ka edhe një vit kontratë me katalunasit, por në muajt e fundit është spekuluar për një transferim të mundshëm në “Giuseppe Meazza”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco