Lajm shokues nga Atletico Madrid, dëmtohet ylli i skuadrës

Lajm shokues nga Atletico Madrid, dëmtohet ylli i skuadrës

17:10, 25/05/2020

Në pritje të kthimit në fushë të La Liga-s, Atletico Madridi tashmë merr goditjen e parë shokuese. Joao Felix ka pësuar një dëmtim të ligamentit kolateral medial në gjurin e majtë. Portugezi u transferua menjëherë në klinikë për ekzaminime të detajuara mjekësore, prej nga do të vlerësohet shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuprimit.

Ditët e fundit, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kishte dhënë dritën jeshile të rifillimit të sporteve profesionale nga 8 qershori. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, përsëriti të dielën se organi që menaxhon futbollin profesional në vend po punon për të rifilluar fundjavën e 12 qershorit, me mundësinë e luajtjes së derbit andaluzian Betis-Sevilla, të enjten e 11 qershorit.

Ashtu sikurse pritej, pas një ndalese të tillë mbi 2-mujore prej pandemisë së Covid-19, dëmtimet e futbollistëve po ndodhin e po shtohen dita-ditës. Vetëm sot, dy yje u detyruan të lënë stërvitjen: Zlatan Ibrahimovic i Milanit dhe Joao Felix i Atletico Madridit. Për këtë të fundit mjafton të kujtoni shifrën e majme, për të cilën e blenë verën e klaluar “rojibancos”, se sa peshon lëndimi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco