Presidenti i Lyonit nuk përmbahet: Pezullimi i sezonit ishte një zgjedhje prej idiotësh

Presidenti i Lyonit nuk përmbahet: Pezullimi i sezonit ishte një zgjedhje prej idiotësh

23:26, 24/05/2020

Kampionati francez është një nga të paktët në Europë që ka vendosur për ndërprerjen përfundimtare të sezonit 2019-2020, pasi një vendim i qeverisë së Francës bëri që të ndaleshin të gjithë aktivitetet sportive deri në muajin shtator.

Shkak u bë përhapja me shpejtësi e Koronavirusit, por vendimi i qeverisë franceze u kritikua nga UEFA, ndërsa së fundi ka qenë edhe presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, që tha se në Francë gjithçka ishte bërë në mënyrë të nxituar.

“Ndalja e Ligue 1 ishte një zgjedhje prej idiotësh të vërtetë. Është paradoksale kur mendon që një vend si Spanja, shumë më e goditur se ne nga Koronavirusi, reflektoi dhe gjeti mënyrën për t’u rikthyer në fushë. Na u kërkua durim dhe u hartua një protokoll sanitar, që ne në kampionatin francez as që nuk patëm mundësi ta shohim. Ky është një skandal i vërtetë”, tha Aulas.

Lyoni ishte në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku mposhti me rezultatin 1-0 Juventusin në ndeshjen e parë në Francë dhe ndeshja e kthimit pritet të luhet vetëm në muajin gusht, ndërsa Aulas e pranon se sfida përballë bardhezinjve do të jetë shumë e komplikuar.

“Në ndeshjen e Championsit ndaj Juves do të paraqitemi me të dyja këmbët të lidhura dhe me kokën e lodhur nga pushimi i gjatë. Ata do të nisin të luajnë në muajin qershor dhe ne do të jemi pushim, ndaj do të jetë e vështirë përballja me ta”, tha kreu i klubit francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco