Ancelotti piketon për Evertonin mbrojtësin e Barcelonës

Ancelotti piketon për Evertonin mbrojtësin e Barcelonës

22:44, 24/05/2020

Jean-Clair Todibo vijon të jetë një nga emrat më të lakuar të merkatos së Barcelonës, pasi mbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e katalanasve dhe klube të shumta europiane janë vënë pas tij për ta blerë gjatë verës.

Deri në fund të këtij sezoni, mbrojtësi i talentuar francez do të jetë pjesë e Schalke 04-ës në Bundesligë, ku u transferua me formulën e huazimit në janar, por duket se tashmë është bindur për një transferim final.

Së fundi në garë për Todibo është futur Evertoni, pasi trajneri Carlo Ancelotti ka piketuar francezin si njeriun e duhur për prapavijën, ndërsa anglezët janë gati të paguajnë një shifër prej 25 milionë eurosh për kartonin e tij.

Gjasat janë që operacioni të mbyllet me sukses, pasi Barcelona kërkon para kesh për të sponsorizuar merkaton e verës, ndërsa Todibo do të gjejë një klub ku i besojnë dhe mund të luajë rregullisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco