Të enjten vendoset fati i Serie A, Spadafora: Po shqyrtojmë dy data për rifillimin

Të enjten vendoset fati i Serie A, Spadafora: Po shqyrtojmë dy data për rifillimin

20:43, 24/05/2020

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, bëri me dije se kampionati italian i futbollit mund të fillojë në datën 13 ose 20 qershor.

Për “Rai RG3”, zyrtari i lartë i qeverisë italiane u shpreh se do të vendoset ditën e enjte nëse kampionati italian do të vazhdojë dhe datën se kur do të rinisë.

Po punojmë për dy data të mundshme që të rinisë kampionati italian. Po shqyrtojmë datat 13 dhe 20 qershor. Protokolli shëndetësor ka mbërritur te ne dhe është i ngjashëm me protokollin gjatë stërvitjes. Të enjten do të vendosim nëse do të rifillojmë dhe datën për të vazhduar kampionatin”, bëri të qartë Spadafora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco