Detajet që favorizojnë Interin për transferimin e Edison Cavanit

Detajet që favorizojnë Interin për transferimin e Edison Cavanit

20:17, 24/05/2020

Pista që çon te Timo Werner është komplikuar ndjeshëm për Interin, pasi vetë sulmuesi gjerman duket se preferon një transferim në kampionatin anglez, te skuadra e Liverpool, aty ku e pret krahëhapur patrioti i tij Jurgen Klopp.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit zikaltër janë angazhuar maksimalisht për të sjellë në Milano Edinson Cavanin, një emër mjaft i vlerësuar nga Conte dhe mbi të gjitha me eksperiencë të madhe në Itali e Europë.

Sulmuesi uruguaian do të jetë një lojtar i lirë pas 30 qershorit, datë kur i përfundon kontrata me Paris Saint Germain dhe Marotta e Ausilio kanë gati një ofertë me pagë 7.5 milionë euro neto në sezon, për 3 vitet e ardhshme.

Vetë Cavani mirëpret një rikthim në kampionatin italian, atje ku u rrit dhe spikati para se të transferohej te PSG-ja, ndërsa tek Interi do të ketë mundësi të luajë edhe në vitet e ardhshme për objektiva madhorë.

Nga ana tjetër Conte e vlerëson uruguaianin si për grintën që shfaq në fushë, ashtu edhe për karakteristikat teknike, duke qenë se është një sulmues që mund të luajë edhe si pykë, edhe si sulmues i dytë, në krah të Lukakut, duke u bërë një alternativë e mirë për skemat e teknikut zikaltër.

Vlen të theksohet se Cavani ndiqet edhe nga klube të tjera europiane, por vetëm zikaltrit i ofrojnë kontratën më afatgjatë dhe mbi të gjitha një rol prej protagonisti, ndaj momentalisht favorizon transferimin tek Interi.

Sulmuesi do të vihet në dispozicion të Thomas Tuchel më datën 22 qershor, kohë kur edhe do të nisë grumbullimi e stërvitja e Paris Saint Germain, por pas vetëm një jave, do të lërë kryeqytetin francez dhe do të zbulojë edhe zgjidhjen e tij për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco