Juventusi vendos çmimin për shitjen e Gonzalo Higuain

Juventusi vendos çmimin për shitjen e Gonzalo Higuain

19:43, 24/05/2020

Juventusi ka nxjerrë në shitje sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Sipas “Tuttojuve”, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur çmimin për shitjen e tij.

Higuain nuk do të shitet për më pak se 18 milionë euro, teksa River Plate, Newcastle dhe disa klube të tjerë janë ofruar për ish-sulmuesin e Real Madridit dhe Napolit.

Marrëdhëniet e tij me Juventusin janë tendosur shumë gjatë kohës së pandemisë së Koronavirusit dhe “Zonja e Vjetër” po mendon të gjejë një qendërsulmues të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco