E ardhmja e Loris Karius mund të jetë në Bundesligë te ky klub

E ardhmja e Loris Karius mund të jetë në Bundesligë te ky klub

18:50, 24/05/2020

Loris Karius do të provojë të rilindë edhe një herë në kampionatin ku spikati me paraqitjet e tij, pra në Bundesligë.

Portieri gjerman do të mbahet mend gjatë për gafat e tij në finalen e madhe të vitit 2018 Real Madrid-Liverpool, ku i dhuroi dy gola ekipit “Los Blancos” dhe njollosi thuajse përgjithmonë karrierën e tij.

Pas huazimit të dështuar te Besiktas, Karius pritet të rikthehet në Bundesligë, me mediat gjermane që raportojnë se destinacioni i portierit të “The Reds” do të jetë Hertha e Berlinit.

Klubi nga “Olympiastadion” e sheh Karius si pasuesin e Rune Jarstein, i cili numëron plot 35 vite mbi supe tashmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco