‘Shita medaljen e Kupës së Botës, për të blerë kokainë’

‘Shita medaljen e Kupës së Botës, për të blerë kokainë’

09:06, 24/05/2020

Ish-mbrojtësi i Sao Paulos, Flavio Donizete, nëpërmjet një rrëfimi tronditës ka zbuluar që varësia e tij ndaj drogës e shtyu drejt shitjes së medaljes së tij për ta financuar vesin e tij. Ai shkëlqeu me ekipin e të rinjve, teksa në edicionin e dytë me skuadrën braziliane arriti të shkruante historinë.

Image

Ish-mbrojtësi luajti pak në vitin 2005 kur Sao Paolo fitoi kampionatin brazilian dhe Copa Libertadores para se të triumfonte ndaj Liverpulit në Kupën e Botës për Klube. Sidoqoftë, medalen e e fituar ai e sakrifikoi për të blerë drogë.

“E shita për të blerë drogë. E shita për 3500 dollarë tha Donizete për “Globoesporte”. “Kur e shita, erdhën paratë dhe unë i shfrytëzoja të gjitha për kokainë. Porosia e parë ishte 500 dollarë për kokainë. E përdora për dy ditë. Sa më shumë para që kisha, aq më shumë drogë dëshiroja”, shtoi Donizete.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco