Bayern shkatërron Frankfurtin, shkëputet +4 pikë nga Dortmundi

Bayern shkatërron Frankfurtin, shkëputet +4 pikë nga Dortmundi

20:29, 23/05/2020

Bayern Munchen ka vijuar serinë e fitoreve në Bundesliga duke u shkëputur +4 pikë nga Dortmundi.

Bavarezët shkatërruar në “Allianz Arena” me rezultatin 5-2 skuadrën e Frankfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 17’, kur Leon Goretzka gjeti golin, pas asistimit të Thomas Muller.

Në minutën e 41’, Muller tashmë i kthye në golashënues, duke shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Alphonse Davies, dhe shënoi 2-0.

Pjesën e dytë, bavarezët e nisën edhe më furishëm, duke shënuar 3-0 që në minutën e 46’, me anë të Robert Lewandowskit. Frankfurti reagoi shumë shpejt me dy gola brenda 3 minuasht me anë të Martin Hinteregger.

Gjatë minutave të mbetura kampionat në fuqi shënuan dy herë të tjera me Alphonse Davies (61’) dhe Hinteregger autogol. Me këtë fitore, Bayern ngritët në 61 pikë duke mbajtur vendin e parë në renditje, 4 pikë diferencë nga Dortmundi i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco