Dortmund tjetër fitore në Bundesliga, vetëm 1 pikë larg Bayernit

Dortmund tjetër fitore në Bundesliga, vetëm 1 pikë larg Bayernit

17:32, 23/05/2020

Borussia Dortmund ka marrë fitoren e dytë radhazi pas rifillimit të Bundesligas.

Verdhezinjtë mposhtën në transfertë me rezultatin 2-0 skuadrën e Wolfsburgut e vlefshme për javën e 27-të në kampionatin elitar në Gjermani.

Dortmund arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 32’, me anë të Raphaël Guerreiro, i cili tashmë numëron 3 gola në dy ndeshjet e fundit. Për të shënuar golin e dytë, në minutën e 78’ në skenë u shfaq Achraf Hakimi i cili vendosi qetësinë në kampin verdhezi.

Dy minuta më vonë, Wolfsburg mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi Felix Klaus u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Dortmund numëron 57 pikë duke u renditur në vendin e dytë, një pikë më pak se Bayerni kryesues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco