Klopp: Futbollistët nuk janë të detyruar të stërviten, ne do t'i respektojmë vendimet e tyre 100%

Klopp: Futbollistët nuk janë të detyruar të stërviten, ne do t'i respektojmë vendimet e tyre 100%

13:01, 23/05/2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, për mikrofonat e “SkySport” tregoi përshtypjet e tij pas seancës së parë stërvitore në grup (maksimumi 5 lojtarë):  "Para fillimit të stërvitjes u thashë të gjithë lojtarëve të mi: 'Ju nuk jeni të detyruar të vini në stërvitje. Zakonisht nënshkruani  një kontratë dhe ju duhet të jeni këtu kur t’iu thërras unë, por në këtë rast nuk jeni të detyruar të qëndroni këtu.

Nuk do të ketë ndëshkime, është vendimi juaj dhe ne do ta respektojmë atë 100%. Në stërvitjen e parë isha me uniformë dhe më dukej vetja si një polic. Ishte një ndjenjë e veçantë të ktheheshe në punë dhe t’i shohësh lojtarët. Në stërvitjen e parë ishin 10 lojtarë, të cilët të ndarë në dy grupe, u stërvitën me njëri-tjetrin. Ne duhet të mësohemi me të gjithë këtë, por përshtypjet e para janë positive,” tha Klopp

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco