Ka frikë të zbresë në fushë, Chelsea gati të lejojë Kanten që...

Ka frikë të zbresë në fushë, Chelsea gati të lejojë Kanten që...

12:38, 23/05/2020

Klubi i Chelsea-t është gati ta lejojë N’Golo Kantenë që të mos luajë më këtë sezon, nëse ai vazhdon të ketë frikë për të zbritur në fushë prej Koronavirusit.

 

Mesfushori francez mungoi me lejen e ekipit në stërvitje ditën e mërkurë, pasi tha se kishte ndjerë simptomat e “COVID-19” dhe do të ishte më mirë që të mos i bashkohej grupit në qendrën stërvitore “Cobham”. Ditën e enjte, kampioni i botës u pa të shkonte në kompleks ku iu nënshtrua edhe një testimi, por sipas “The Sun”, ai vazhdon të jetë i trembur.

 

Kante ka humbur vëllain e tij si pasojë e një infarkti dhe trajneri Lampard është shprehur mbështetës për këtë situatë. Në fakt, të gjitha klubet e Premier Ligës kanë thënë se kush është nervoz, nuk do të detyrohet të luajë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco