Giggs zgjedh dy futbollistët më të mirë me të cilët luajti te Manchester United

Giggs zgjedh dy futbollistët më të mirë me të cilët luajti te Manchester United

12:03, 23/05/2020

Te Manchester United, Ryan Giggs luajti me lojtarë tepër të shkëlqyer. Mirëpo kur bëhet fjalë për të zgjedhur lojtarët më të mirë që ka luajtuar, ai zgjedh, Cristiano Ronaldon dhe Paul Scholes.

Legjenda e United që kaloi tërë karrierën në ‘Old Trafford’, pati mundësi të punojë edhe me lojtar i Eric Cantona, Wayne Rooney dhe Ruud van Nistelrooy.

Por Giggs, tani ka rezervuar lëvdata të veçanta për super yllin portugez të cilin e cilëson si të shkëlqyer, ndërsa për Scholes thotë se ishte një makth të luash kundër tij në stërvitje.

“Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është Cristiano Ronaldo”, deklaroi Giggs, kur u pyet për lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur, përcjell lajmi.net.

“Natyrisht ai ishte atje vetëm për një kohë të shkurtër dhe ai ishte i shkëlqyeshëm për United dhe më pas vazhdoi të bëjë akoma më mirë diku tjetër”.

Por, duke u ndalur vetëm tek United, Giggs ka zgjedhur Scholes, si lojtarin më të mirë.

“Scholes është lojtari më i mirë më të cilin kam luajtur tek United. Ju e keni parë gjithë në stërvitje, por nuk mund të afroheshit tek ai”, deklaroi Giggs.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco