Vendosën në shkallët e stadiumit kukulla seksi, gjobitet klubi koreano-jugor

Vendosën në shkallët e stadiumit kukulla seksi, gjobitet klubi koreano-jugor

11:41, 23/05/2020

Një javë më parë në një ndeshje të K-League klubi i FC Seoul bëri një gafë të rëndë teksa në vend të manekinëve normalë vendosi në shkallët e stadiumit kukulla seksi që të dukej sikur futbollistët në fushë të ndjenin sadopak që stadiumi nuk ishte i boshatisur por me këtë vetëm sa u tërhoqën vëmendjen lojtarëve.

Gafa u kuptua më vonë dhe klubi koreano-jugor kërkoi menjëherë falje. Sigurisht qëllimi i FC Seoul ishte krejt tjetër, por ajo që ndodhi nuk mund të kalonte pa një masë ndëshkuese. K-League ka vendosur ta gjobitë klubin koreoano-jugor me 100 milion won (monedha vendase), të barazvlefshme me 82 mijë dollarë.

Veç gjobës, për FC Seoul mund të ketë edhe një dënim tjetër, për shkak se për çdo reklamë në stadiumin e Kupës së Botës në Seoul duhet marrë leje paraprake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco