Setien thur elozhe për Martinez: Sulmues fantastik, i përsosur për lojën tonë!

Setien thur elozhe për Martinez: Sulmues fantastik, i përsosur për lojën tonë!

10:23, 23/05/2020

Quique Setien nuk e fsheh dëshirën e tij për të pasur në skuadër, Lautaro Martinez.

Trajneri i Barcelonës është shprehur së fundmi, se Martinez mund të bëhet edhe më i mire te Barcelona

Klubi katalanas po bën ç’mos për të bashkuar Lautaron me Lionel Messin, të cilët luajnë së bashku te Argjentina.

“Të gjithë e dimë se janë katër apo pesë sulmues që janë fantastik dhe të gjithë kanë cilësi për të luajtur te Barcelona”, u shpreh ai.

“Ai (Lautaro) është lojtar i përsosur për lojën e ekipit tonë, mund të përshtatej shumë mirë, ashtu si gjithë të tjerët në nivelin e tij”.

Kohët e fundit në mediat botërore po përflitet shumë për një kalim të Martinez te Barcelona, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco