FOTO/ Rei Manaj preket nga vdekja e Luigi Simonit: Më prite si djalin tënd

FOTO/ Rei Manaj preket nga vdekja e Luigi Simonit: Më prite si djalin tënd

16:32, 22/05/2020

Ditë zie në futbollin italian. Ish-trajneri i Interit, Luigi Simoni, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas disa muajsh i shtruar në spital për shkak të një goditje në tru.

Ai arriti të fitonte Kupën UEFA me zikaltrit në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, ai është aktivizuar me skuadrat e Juventusit, Napolit dhe Torinos.

Simoni  deri në vitin 2015 ishte president i Cremonezes, ku pjesë të skuadrës kishte edhe Rei Manajn, të cilin më pas ia shiti Interit.

Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtarë në “Instagram”, sulmuesi i Kombëtares shprehu hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.

I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirësit e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfyes si ty, i respektueshëm, inteligjent. Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminderit dhe faleminderit përsëri”, shkruan Rei Manaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco