Juventus ka konfirmuar se të gjithë lojtarët e skuadrës, përfshirë stafin, kanë rezultuar negativ në testet e para për Covid-19.
Në protokollin e rifillimit të Serie A, u parashikua që lojtarët dhe stafet e klubeve të testohen.
Bardhezinjtë kanë konfirmuar se asnjë prej lojtarëve apo stafit të klubit nuk kanë dalë pozitiv.
Juventusi ishte klubi i parë që u trondit nga infektimi me Koronavirus, kur mbrojtësi Daniele Rugani u bë lojtari i parë që mori virusin.
Më pas, Matuidi dhe Dybala ishin lojtarët e tjerë me Covid-19, por që u shëruan duke qëndruar të izoluar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: