Zyrtare/ Aduriz 'var këpucët në gozhdë': Trupi im ka thënë mjaft, ka ardhur momenti të tërhiqem!

Zyrtare/ Aduriz 'var këpucët në gozhdë': Trupi im ka thënë mjaft, ka ardhur momenti të tërhiqem!

22:18, 20/05/2020

Aritz Aduriz ka njoftuar se po largohet nga futbolli për shkak të problemeve në rrëzë të kofshës. 39-vjeçari, i cili i jep fund marrëdhënies së tij kontraktuale me Athletic Bilbaon në 30 qershor, tregoi disa muaj më parë qëllimin e tij për të varur këpucët në gozhdë, por ajo deklaratë erdhi para se garat të pezulloheshin përkohësisht për shkaku të Koronavirusit. Sidoqoftë, sot, lamtumira është përfundimtare.

“Ka ardhur momenti. Shumë herë kam përmendur që futbolli të lë para se ta braktisësh. Vetëm dje mjekët rekomanduan që të kaloj në sallën e operacionit, për të vendosur një protezë në legen dhe të përpiqem të përballem, të paktën, sa më shumë që të jetë e mundur, me jetën e përditshme ”, – ka shkruar vetë Aduriz.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos pranon se “për fat të keq trupi im ka thënë mjaft. Unë nuk mund t’i ndihmoj kolegët e mi ashtu siç dëshirojnë dhe ashtu siç e meritojnë. Kjo është edhe jeta e një atleti profesionist. E thjeshtë, shumë e thjeshtë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco