Dalin rezultatet e testit të Covid19 për portierin Etrit Berisha

Dalin rezultatet e testit të Covid19 për portierin Etrit Berisha

15:09, 20/05/2020

End nuk ka një datë për rifillimin e Serie A por klubet të paktën kanë marrë vendimin që të stërviten në grup.

Përpara se të zbresin në fushë, ditën e sotme stafi, lojtarët dhe klubi i SPAL-it i janë nënshtruar dy herë testeve për Covid 19.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha së bashku me pjesëtarët e tjerë kanë dalë negativ dhe do të vijojnë të qetë stërvitjen.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka paralajmëruar se më 28 maj do të ketë një takim tjetër dhe pritet që të vendoset se kur mund të rikthehen ndeshjet në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco