Adriano thur elozhe për Lukakun: Futbollist i madh, ka zënë vendin tim te Inter

Adriano thur elozhe për Lukakun: Futbollist i madh, ka zënë vendin tim te Inter

23:02, 09/04/2020 Në këtë kohë izolimi, lojtarë dhe ish-lojtarë të futbollit kanë zgjedhur Instagramin për të komunikuar ndërmjet njëri-tjetrit, por edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave.

 

Një gjë të tillë e ka bërë edhe  ish-sulmuesi i Interit, Adriano, i cili ka dalë në një video direkte në faqen zyrtare në Instagram të zikaltërve, së bashku me Romelu Lukakun.

 

“Perandori” nuk i ka kursyer fjalët e mira për sulmuesin belg. Ish-sulmuesi brazilian është rikthyer të flasë edhe për kujtimet e tij me fanellën zikaltër.

Image

Lukaku- Je një futbollist i madh, tashmë e di. Ma ke zënë vendin tani. Unë jam i lumtur për ty dhe për Interin. Shpresoj të ecësh mirë. Milano është një qytet i mrekullueshëm dhe tifozët janë gjithmonë me ne kur kemi nevojë.

Image

Ndeshja e parë- Isha shumë nervoz në fillim. Atmosfera ishte e mrekullueshme. Të them të vërtetën, më shumë shikoja shkallët e stadiumit, sesa fushën e lojës.

Goli më i bukur- Goditja e dënimit ndaj Realit të Madridit, si dhe goli me kundërsulm kunder Udinezes në Xhuzepe Meaza.

Trajneri- Prandeli te Parma më ka ndihmuar shumë. Ndërsa te Interi jam ndjerë shumë mirë me Mançinin dhe Murinjon.

Image

Ndeshja- Derbin e fituar me Milanin ishte fantastik. Më kujtohet ai gol me kokë, shumë i bukur.

 

Interi- Ka qenë gjithmonë si familje për mua. Morati ka qenë shumë i rëndësishëm për mua dhe për të gjithë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco