Unai Emery, kandidat për të marrë drejtimin e Milanit

Unai Emery, kandidat për të marrë drejtimin e Milanit

20:24, 09/04/2020

Ish-trajneri i PSG-së dhe Arsenalit, Unai Emery, konsiderohet si kandidati i tretë për të marrë stolin e Milanit sezonin e ardhshëm.

Sipas “Sky Sport Italia”, trajneri bask shihet si njëri prej alternativave të mundshme për të drejtuar “Djallin”. 

Nëse Ralf Rangnik, ish-trajneri i Leipzigut merr detyrën e drejtorit të klubit dhe nuk firmos dhe si trajner, atëherë Milani duhet të gjejë një trajner të ri.

Ndërkohë një tjetër kandidat për të marrë timonin e Milanit është dhe ish-trajneri i Romës dhe Interit Luciano Spalleti.

Emery dhe shefi i bordit të Milanit, Ivan Gazidis, njihen dhe më parë, pasi kanë punuar tek Arsenali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco