Lazio nuk do të humbasë Strakoshën, i ofron kontratën e re me rritje page

Lazio nuk do të humbasë Strakoshën, i ofron kontratën e re me rritje page

19:46, 09/04/2020

Lazio nuk dëshiron aspak të humbasë Tomas Strakoshën dhe kanë menduar të përgatisin ofertën e re për gardianin e Shqipërisë.
“Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e klubit bardhekaltër i ofrojnë 25-vjeçarit rinovim kontrate për 3 vite duke përfituar 2 milionë euro në sezon, rreth 800 mijë euro më shumë sesa përfiton me kontratën aktuale.

Strakosha pëlqehet nga dy klubet e njohura angleze Totenhemi dhe Leicester City, por duke parë arritjet e mëdha të Lazios këtë sezon, largimi i Strakoshës do të ishte një humbje e konsiderueshme për klubin kryeqytetas italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco