VIDEO/ Pogba sfidon përsëri Zlatan Ibrahimovic

VIDEO/ Pogba sfidon përsëri Zlatan Ibrahimovic

19:44, 09/04/2020

Gjatë periudhës së izolimi ër shkak të koronavirus, lojtarët e futbollit kanë provuar veten në sfida të ndryshme. Dhe një ndër futbollistëve që nuk i ka munguar imagjinata për shpikje lojrash të ndryshme është dhe Paul Pogba.

Kampioni I botës me Francën në vitin 2018 apelojë shumë miq të tij në një sfidë ku duhej të bënin xhonglime me top. I pari që iu përgjigj sfidës së Pogba ishte ish-shoku I tij te Manchester United, Zlatan Ibrahimovici cili demostroi një “specialitet shtëpie”, ndalesën e topit me gjoks në stilin “Matrix”.

Mirëpo, Pogba nuk e ka lënë me kaq, ai ka sfiduar përsëri Ibran. Në disa video të postuara në Instastory mesfushori francez shihet të bëjë disa truke mjaft të ndërlikuara. Gjithashtu ish-futbollisti i Juventusit e ngacmoi paksa Ibra, duke i thënë se ai është në një nivel tjetër. Zlatan nuk besohet se do ta lërë me kaq dhe tani pritet kundërpërgjigja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco