Reagimi i Ronaldinhos kur kuptoi se po dilte nga burgu

Reagimi i Ronaldinhos kur kuptoi se po dilte nga burgu

08:40, 09/04/2020

Ronaldinho është liruar nga burgu i Paraguait në Asuncion, për të kaluar në arrest shtëpie.

Ish futbollisti i famshëm dhe vëllai i tij Roberto Assis kanë paguar 1.6 milionë dollarë për të dalë nga burgu pasi u arrestuan më 5 mars me pasaporta të falsifikuara.

Televizioni ABC i Paraguait ka publikuar një video ku shfaqet gjyqtari Gustavo Amarilla, duke iu drejtuar përmes një video, ku i shpjegon se çfarë pritet prej tij.

Ata nuk duhet të largohet nga Paraguai. Mes tjerësh, gjyqtari u tha që nuk duhet të largohen nga vendi dhe pyeti vëllanë e tij nëse e kuptuan vendimin.

Ata konfirmuan se e kuptuan, dhe në fund të bisedës, Ronaldinho përshëndeti gjyqtarin me një festë karakteristike, siç e kemi parë në fushat e futbolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco