FOTO/ Atletico e Madridit jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-lojtari që fitoi 5 tituj kampion

FOTO/ Atletico e Madridit jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-lojtari që fitoi 5 tituj kampion

21:27, 08/04/2020

Klubi i Atletico Madridit ka njoftuar ditën e sotme se ish-futbollisti Miguel Jones Kastillo është ndarë nga jeta këtë të mërkurë, në moshën 81-vjeçare.

Kjo është humbja e dytë brenda pak ditësh për Atleticon, pasi në datë 29 mars u nda nga jeta edhe legjenda Jose Luis Capon. 

Kastillo, i lindur në Guinenë Ekuatoriale, por që përfaqësoi Spanjën, luajti 8 sezone për Atleticon, nga viti 1959 deri në vitin 1967 duke shënuar 50 gola dhe duke fituar 5 tituj.

Image

“Sot është një ditë e trishtë për familjen e Atleticos, teksa vajtojmë humbjen e një nga ish-lojtarëve tanë. Ai ishte një nga figurat mitike të klubit, me 129 ndeshje zyrtare. Ai ishte pjesë e një skuadre e cila do të jetë gjithmonë në memorjen e tifozëve tanë”, shkruan klubi Atleticos në faqen zyrtare të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco