Trezeguet flet për karrierën e tij te Juventus: Në fillim nuk e pata të lehtë, por...

Trezeguet flet për karrierën e tij te Juventus: Në fillim nuk e pata të lehtë, por...

19:05, 08/04/2020

David Trezezguet ka luajtur për 10 vite me fanellën e Juventusit, duke fituar trofe të shumtë. Sulmuesi francez është rikthyer të flasë për karrierën e tij te bardhezinjtë, ku ndër të tjera theksoi se fillimisht nuk e pati dhe aq të lehtë.

 

42 vjeçari ka folur edhe për golat më të bukur në karrierë, duke përmendur një gol të shënuar kundër Milanit pas një krosimi me roveshatë nga Del Piero në vitin 2005 dhe një gol të shënuar kundër Realit në gjysmë-finale të Champions-it 2002/03.

 

“Fillimisht nuk kanë qenë hapa të lehtë, por pas 10 vitesh e pashë veten të mbuluar me dashurinë e të gjithë tifozëve. Sot, jam ambasador i klubit dhe shpërndaj imazhin e tij kudo në botë. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.

 

Goli më i bukur është ai i shënuar në San Siro, pas roveshatës së Del Pieros. Arritëm të fitonim kampionatin ndaj një Milani shumë të fortë.

 

Realin e kam bërë të vuajë gjithmonë. Goli më i mirë ndaj tyre është ai që na dhuroi finalen, pra ndeshja që përfundoi 3-1. Treguam që ishim më të fortë,” tha Trezege.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco