Tirana në kontakte me Juventusin për të luajtur miqësore në 100-vjetorin e klubit

Tirana në kontakte me Juventusin për të luajtur miqësore në 100-vjetorin e klubit

18:39, 08/04/2020

Tirana është duke bërë një sezon shumë të mirë, teksa duket më afër se kurrë titullit kampion, që mungon prej disa vitesh në kampin bardheblu.

Ky vit përkon edhe me 100-vjetorin e skuadrës, ku pritet të ketë gjëra shumë të veçanta. 

Këtë e ka konfirmuar zyrtari i Tiranës, Mario Nikolli, që ka treguar se është biseduar për një miqësore me Juventusin, por tani është vështirësuar gjithçka. 

“Kam jetuar në Laç dhe kam qenë pjesë e Laçit. Edhe te Skënderbeu kam kaluar shumë mirë dhe isha i lumtur, pasi ishte një ambient shumë i mirë. Të gjithë e dinë se sa bukur ishte të ishe pjesë e Skënderbeut, ku çdo gjë ishte shumë e mirë. Unë kisha çdo kontakt me UEFA-n aty dhe kam mësuar shumë te bardhekuqtë. Jemi duke punuar për të bërë diçka shumë të bukur, me rastin e 100-vjetorit të klubit të Tiranës. 
Miqësore me Juventusin? Ka pasur kontakte, por nuk mund të them asgjë tani. Gjithçka tani vështirësohet për shkak se ndeshjet do të luhen në verë dhe nuk dihet ende. Ka kontakte, por nuk mund të them më shumë”, u shpreh Mario Nikolli për “Fan Zone”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco