Nuk është vetëm, zbulohet me kë po e kalon karantinën ‘Sarpi’

Nuk është vetëm, zbulohet me kë po e kalon karantinën ‘Sarpi’

21:10, 07/04/2020

Aktori Çagatay Ulusoy i cili mori shumë famë në Shqipëri me rolin e “Sarpit” nuk po i kalon vetëm këto ditë vetizolimi. Edhe pse kohët e fundit ishin përfolur për ndarje, Çagatay është bashkuar me të dashurën, Duygu Sarisin dhe po e kalojnë bashkë karantinën.

Mediat turke raportojnë se aktori, ashtu si edhe Kivanç Tatlitug, ka zgjedhur të jetojë në një shtëpi në pyll. Shtëpia ndodhet në fshatin Zekeriyakoy dhe bashkë me të ndodhet edhe Duygu.

Aktorja është gjithashtu shumë e njohur në vendin tonë nga roli i “Burxhus” në serialin “Vrasje të vogla”. Duygu dhe Çagatay po e kalojnë kohën duke u marrë me pasionet e tyre.

Mediat turke shkruajnë se Çagatay e kalon kohën në kopshtin e shtëpisë duke kompozuar ndërsa Duygu përgatit pjata të shijshme plot dashuri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco