Nicchi: Duam siguri për gjyqtarët, Seria A mund të rifillojë pa VAR

Nicchi: Duam siguri për gjyqtarët, Seria A mund të rifillojë pa VAR

13:59, 06/04/2020

Synimi është i qartë në Itali: Të rifillojë dhe të përfundojë kampionati i futbollit. Drejtuesit e “Lega Calcio” janë duke punuar për të gjetur zgjidhjen e duhur, që të mund t’iu shkojnë deri në finish garave kombëtare, pavarësisht emergjencës së “Coronavirus”.

Duke pritur të shihet se si dhe në çfarë kornizë kohore, Seria A do të jetë në gjendje të japë verdiktet e saj, ka nga ata, si Marcello Nicchi, që kanë theksuar se mes problemeve që duhen trajtuar është edhe gjykimi, specifikisht VAR-i.

Presidenti i AIA, duke folur në “La Domenica Sportiva”, shpjegoi se sa e vështirë është për momentin të mendosh rifillimin: “Unë dëgjoj bisedime sikur kampionati do të fillojë përsëri nesër, por nuk kam parë ndonjë propozim serioz në lidhje me klasën e gjyqtarëve. Arbitrat janë të gatshëm, respektojnë dispozitat, janë duke punuar me video-konferencë, por para se të kalohet në fazën e dytë ka diçka për t'u shqetësuar.

Arbitrat lëvizin vetë me trena dhe aeroplanë. Aeroportet dhe stacionet hekurudhore që frekuentojnë janë më të rrezikuarit nga ky virus. Gjithçka do të duhet të merret në konsideratë, ne nuk mund t'i dërgojmë gjyqtarët jashtë kontrollit. Për të filluar përsëri, unë do të kërkoj të di se çfarë garancish ofrohen për gjyqtarët".

Nicchi shpjegoi se si Serie A mund të rifillonte pa VAR-in: “Ekziston ky rrezik dhe mund të bëhet realitet. Sot për VAR përdoren mjedise të cunguara, ka operatorë që punojnë afër njëri-tjetrit, gjë që është e ndaluar. Ekziston rreziku që nuk zbatohen dot distancat e nevojshme të sigurisë. Shpresoj që kjo të mos ndodhë, por edhe ky rrezik mund të lindë. Nëse nuk do të fillonim përsëri me VAR, ko do të ndodhte për shkak se po përballemi me një urgjencë shëndetësore”./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco