Bayern nuk pret dot më gjatë, sot lojtarët nisin stërvitjen

Bayern nuk pret dot më gjatë, sot lojtarët nisin stërvitjen

10:07, 06/04/2020

Bayern Munich ka konfirmuar se ditën e sotme do të nisë stërvitjen.

Klubi gjerman thekson se gjatë stërvitjes do të respektohen të gjitha këshillat e autoriteteve duke pasur shumë kujdes ndaj virusit famëkeq, raporton "BBC Sport", shkruan SYRI.net.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Bayern të dielën u bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë larg terrenit pasi lojtarët kthehen në punë.

“Skuadra e parë e FC Bayern Munich do të kthehet në stërvitje në Sabener Strasse në grupe të vogla nga e hëna, 6 prill”, 

“Kjo do të bëhet në koordinim me politikën e qeverisë dhe autoritetet përkatëse. Do të thotë që të gjitha rregullat e higjienës do të respektohen rreptësisht”, thuhet në deklaratë.

Bundesliga fillimisht u pezullua deri në 2 prill, por një mbledhje e klubeve më 31 mars zgjati pezullimin të paktën deri në 30 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco