Ngjarje tragjike/ Infektohet me Koronavirus, doktori i klubit francez vret veten

Ngjarje tragjike/ Infektohet me Koronavirus, doktori i klubit francez vret veten

22:21, 05/04/2020

Doktori i klubit francez, Stade de Reims, ka kryer vetëvrasje. 

Bernard Gonzalez, 60 vjeç, rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe vendosi t’i japë fund jetës së tij.

Së bashku me gruan e tij, Gonzalez ishte prej disa ditësh në karantinë, deri sa vendosi të marrë jetën e tij. 

Ai ka shkruar dhe një letër para se të vetëvritej, duke shpjeguar arsyet pse e ka bërë diçka të tillë.

Gonzalez ishte shumë i dashur për lojtarët e Reims, një ndër tyre është dhe sulmuesi shqiptar, Arbër Zeneli. 

Faqja zyrtare e klubit francez publikoi lajmin për vdekjen e doktorit dhe ngushëllimet ishin menjëherë të shumta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco