FOTO/ Khedira e feston ditëlindjen me klonët

FOTO/ Khedira e feston ditëlindjen me klonët

11:59, 05/04/2020

Futbollisti i Juventusit, Sami Khedira ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 33-rt.

Në pamundësi për ta festuar me miqtë e tij, për shkak të pandemisë së koronavirus, mesfushori  ka gjetur një zgjidhje unike.

Në foton e publikuar në Instagram, ai shfaqet duke e festuar ditëlindjen me 6 “Sami Kedira” të tjerë. Një vendim mjaft i veçantë dhe kreativ për Kedirën, i cili ka vendosur ta punësojë njërën nga “sozitë” e tij si kamarier.

Sigurisht është një foto e përpunuar, por me shumë mjeshtëri. Si Kedira ka edhe të tjerë që festojnë ditëlindjet në këtë periudhë të vështirë karantinimi. Mesazhi i gjermanit për ata është që mos të mërziten sepse vetja nuk ju lë kurrë vetëm

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco