UEFA cakton datën e fundit për rikthimin e kampionateve, pasi rrezikohet...

UEFA cakton datën e fundit për rikthimin e kampionateve, pasi rrezikohet...

18:13, 04/04/2020

Jo vetëm në Itali, por edhe në kampionatet elitare vazhdon të ketë shumë paqartësi sa i përket rifillimit të kampionateve.

Sipas mediave italiane, UEFA ka vendosur datën 3 gusht si limitin përfundimtar për të mbyllur kampionatet por edhe edicionin 2019-2020 të Champions League dhe Europa League , pasi nëse ky limit shtyhet edhe përtej kësaj date vihet në rrezik starti i sezonit të ri futbollistik 2020-2021.

Skuadrat pjesëmarrëse që do të marin pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupave të Europës duhet të jenë përcaktuar përpara datës 3 gusht. Ndërkohë FIFA ka ndezur dritën jeshile për huazimet e futbollistëve që skadojnë në datën 30 qershor të shtyhen përtej kësaj date.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco