Muça: Pavarësisht se nuk jemi si më parë, Tirana do ta vazhdojë aty ku e la sezonin

Muça: Pavarësisht se nuk jemi si më parë, Tirana do ta vazhdojë aty ku e la sezonin

14:25, 04/04/2020

Skuadra e Tiranës po kalonte një formë të shkëlqyer në kampionat. Dhe e vetmja gjë që mund ta ndalonte skuadrën bardheblu ishte ky virus famkeq që ka pezulluar futbollin në mbarë botën.

Kapiteni dhe mbrojtësi i Tiranës, Gentjan Muça në një prononcim të dhënë për News24, është shprehur se kjo ndalesë e kampionatit ndikon shumë te forma e lojtarëve

Gjithashtu, Muça u shpreh se nëse zgjidhja e vetme do të ishte që të jepej titulli në tavolinë, atëherë do e pranonte.

Image

“Si po shkojnë ditën në karantinë? Është shumë e vështirë për çdo njeri jo vetëm për futbollistët. Mund të them se kohën që kam humbur me familjen  time, po e shfrytëzoj tani. Në familje jemi shumë mirë. Nuk kam dalë fare nga shtëpia, ndoshta vetëm 2 herë në javë. Tani nuk mendojmë më për futbollin, por përgatisim veten psikologjikisht për të kaluar këtë moment. Është diçka që nuk mund ta shohim dhe duhet të presim.

Kjo ndalesë ndikon shumë te forma e lojtarëve dhe jemi jashtë forme për momentin. Mundohemi që të mbajmë veten në formë duke u stërvitur individualisht, që të paktën të jemi në 50% tonë. Në po mundohemi të punojmë me programin që na kanë nisur. Bëjmë më shumë ushtrime në palestër. Me sa kam informacion të gjithë në ekip nuk ka asnjë të prekur.

Keni frikë nga e nesërmja? Sigurisht që do të ketë edhe efekte financiare. Nuk është vetëm individi që do vuajë, por të gjithë. Mendoj se do ketë probleme edhe për vitet e ardhshme.

Duam ta vazhdojmë aty ku e lamë, pavarësisht se nuk jemi si më parë. Nëse titulli në tavolinë është zgjidhja e vetme, atëherë do t pranonim. Kërkesë? FSHF po bën të pamundurën që të na përfshijë edhe ne te paketa e ndihmës, por mendoj se ka njerëz që kanë më shumë nevojë se ne. Unë dua të miratohet Ligji i Sportit. Kjo çështje është e përkohshme, pas vështirësive vjen edhe lehtësimi.”, u shpreh Muça.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco