Në mes të Ronaldos e Messit, ja cilin zgjedh Kaka

Në mes të Ronaldos e Messit, ja cilin zgjedh Kaka

20:29, 03/04/2020

Braziliani Kaka një prej futbollistëve që ka spikatur në futbollin evopian, veçanërisht me skuadrën e Milanit, me të cilën arriti të fitonte dhe “Topin e Artë”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, nëpërmjet Instagramit për FIFA-n, Kaka  nuk I ka shpëtur pyetjes se kush është më i mirë ndërmjet Messit dhe Ronaldos.

Pavarësisht se ka luajtur me Ronaldon në një skuadër, braziliani ka deklaruar se, Messi është më i mirë se portugezi.

“Cristiano është një makinë. Nuk e bën të fortë vetëm forma. Ai është i fuqishëm, i shpejtë dhe mendërisht i kalitur. Gjithmonë dëshiron të fitojë, të jetë në fushë më i miri. Kam luajtur me Cristianon dhe ai është me të vërtetë i pabesueshëm, por unë jam me Messin. Ai është gjeni, është talent i pastër. Mënyra se si ai luan është e jashtëzakonshme. Në historinë e sportit ata janë pa dyshim në “top-5”. Jemi shumë me fat që jemi në gjendje t’i shohim të dy”.

Kaká zbuloi se në moshën 18-vjeçare ai pati një aksident në pishinë, që pothuajse e la invalid.

“Pësova një aksident në një pishinë, përplasa kokën dhe theva qafën kur godita shtratin e saj. Shkova në spital dhe mjeku më tha: “A ndiheni mirë?” Dhe unë i thashë po. E pyeta se kur do të mund të luaja përsëri dhe ai më tha: “Ricardo, merre lehtë, nuk është momenti për të bërë këtë pyetje, është një ditë për të falënderuar, sepse, në shumicën e këtyre rasteve, njerëzit nuk ecin përsëri.” Në atë moment e kuptova se sa i rrezikshëm ishte ai aksident”.

Në fund, Kaka tha se vuajti më shumë eliminimet e Brazilit në botërorët “Gjermani 2006” dhe “Afrika e Jugut 2010” sesa  humbjen me goleadë të “Seleçaos” ndaj Gjermanisë në vitin 2014.

“Eliminimi gjithmonë është i vështirë, por sidomos kur je vetë në fushë, sepse mendon se mund të ndryshosh diçka, çfarëdo qoftë. Kur je jashtë, thjesht vuan, kjo është arsyeja pse kam vuajtur më shumë në botërorët e viteve 2006 dhe 2010.”

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco