Juventusi shpallet kampion? Presidenti i Federatës Italiane jep këtë përgjigje!

Juventusi shpallet kampion? Presidenti i Federatës Italiane jep këtë përgjigje!

19:07, 03/04/2020

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriel Gravina deklaroi se kryesuesit e kampionatit italian, Juventusi nuk do të pranonte ta merrnin titullin në tavolinë.

Në një prononcim për “TMW Radio”, kreu i futbollit italian mbrojti tezën e vazhdimit të kampionatit duke përjashtuar në këtë mënyrë skenarin belg, ku kampionati u mbyll dhe Club Brugge u shpall kampion.

“Prioritet është përfundimi i këtij sezoni. Ideja është rifillojmë kampionatin në 20 maj ose nga fillimi i qershorit për ta përfunduar në korrik. Ka patur shumë diskutime për ta vazhduar këtë sezon deri në gusht ose shtator.

E kam bërë të qartë se e urrej të rrezikoj të djeg këtë sezon për një tjetër. Besoj se dhe Juventusi nuk do të dëshironte që të ndërpritej kampionati dhe të merrte titullin”, deklaroi, Gabriel Gravina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco