Egbo: Titulli në tavolinë? Do ishte kënaqësi ta merrnim në fushë

Egbo: Titulli në tavolinë? Do ishte kënaqësi ta merrnim në fushë

18:44, 03/04/2020

Emanuel Egbo është njeriu që po çon Tiranën drejt titullit kampion, teksa duket shumë afër, për shkak të rezultateve të shkëlqyera të arritura deri tani.

Megjithatë fati deshi që kampionati të pezullohet për shkak të Koronavirusit dhe rezultatet pozitive të bardhebluve të ndalen, të paktën për pak kohë. Tekniku i bardhebluve ka dhënë një prononcim së fundmi për SuperSport", ku është shprehur se sekreti i kësaj Tirane, është besimi në Zot duke thënë se në klub ka shumë persona pozitivë. Gjithashtu ai është shprehur se ky është kampionati më i vështirë që nga koha kur ai është në Shqipëri.

“I kishe bërë mirë llogaritë? Nuk është se nuk i kam bërë llogaritë për Koronavirusin. Përsëri mendoj se gjithçka është në dorë të Zotit. Stërvitja? Kampionati shqiptar quhet Superligë dhe nuk është amator. Me stafin kemi krijuar menjëherë kushtet që ata të stërviten. E kemi krijuar menjëherë besimin me lojtarët që të stërviten, që të mos jemi në mbipeshë pas karantinimit. Jam gjithmonë në komunikim me lojtarët, disa e kanë shumë të vështirë pasi e kanë familjen larg. Në radhë të parë duhet të jemi më të interesuar për shëndetin e tyre. Kam besim se lojtarët pasi të fillojë kampionati, ata do të jenë 60-70% gati.

Image

Sekreti te Tirana jote? E kam thënë shpesh që nuk ka shumë sekret. Sekreti i parë është që kemi besim te Zoti, kemi besim te vetja jonë duke dhënë maksimumin. Ka shumë gjëra pozitive te Tirana, lojtarët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe jemi si familje. Lojtarët tani kanë krijuar një vetëbesim dhe besojnë se deri në minutën e fundit mund t’ia dalin. Zoti na i ka dhënë gjithçka. Unë gjithmonë besoj dhe nëse diçka është përcaktuar ajo do të ndodhë. Klubi ka pasur shumë njerëz pozitivë deri tani. Është një ekip që është ndërtuar për kampion. Gjithçka ka qenë e vendosur nga Zoti.

Rivali më i fortë, Partizani tani apo Dinamo 2002? Unë mendoj se edhe ky i këtij viti është një nga kampionatet më të vështira. Në 2002 kishte vetëm Dinamo, Tirana, Partizani dhe Vllaznia, ishin pak ekipe të vështira, ndërsa tani janë të gjitha skuadrat të vështira. Ky është kampionati më i vështirë që kur kam qenë në Shqipëri.

Jam lutur te Zoti që kjo situatë të kalojë dhe besoj që gjithçka do të ndryshojë. Largimi i virusit është vetëm çështje kohe. Nuk mendoj për kupat e Europës.

Në karantinë kam parë shumë pak TV, vetëm ndonjë lajm. Kam studiuar gjërat që më interesojnë më shumë. Kam bëra gjërat që nuk kisha kohë ti bëja më parë. Pse të mos e pranoja titullin në tavolinë. Por do ishte kënaqësi ta merrnin në fushë dhe të luajmë deri në fund.”, u shpreh Egbo. Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco