ZYRTARE/ Hansi Flick rinovon kontratën me Bayernin deri në vitin 2023

ZYRTARE/ Hansi Flick rinovon kontratën me Bayernin deri në vitin 2023

18:01, 03/04/2020

Bayern Munich ka zyrtarizuar rinovimin e trajnerit Hans-Dieter Flick deri në qershor të vitit 2023 duke modifikuar edhe rrogën e tij.

"Mezi pres të merrem me detyrat e ardhshme së bashku me trajnerët e mi dhe ekipin menaxhues" tha Flick.

"Bisedat me Karl-Heinz Rummenigge, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishin shumë të mira dhe u karakterizuan me besim të madh të ndërsjellë. Së bashku ne kemi përcaktuar drejtimin për vitet e ardhshme. Jam i sigurt që mund të arrijmë shumë së bashku", tha trajneri i Bayernit.

I emëruar në stolin e kampionëve të Gjermanisë në vend të kroatit Niko Kovac, në 3 nëntor, gjermani do të vazhdojë më projektin dhe ciklin e nisur edhe për dy sezone të tjera, veç këtij aktual.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco