Barcelona do të luaj një ndeshje miqësore për një kauz të mirë

Barcelona do të luaj një ndeshje miqësore për një kauz të mirë

16:47, 02/04/2020

Futbolli është pezulluar prej disa javësh,  për shkak të epidemisë së koronavirusit. Dhe ndërsa organet kryesore të futbollit botëror dhe evropian, por edhe ligat kombëtare, po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të filluar kampionatet, lojtarët por edhe klubet po mbledhin fonde për të ndihmuar autoritetet shëndetësore në luftën ndaj koronavirusit.

 

Ditën e sotme, spanjollja “Marca” ka bërë publik  një dokument të Këshillit Bashkiak i Igualada që tregon se skuadra e saj e futbollit, FC Igualada, do të përballet me Barcelonën për një ndeshje bamirësie në mënyrë që të mbledhë fonde për të ndihmuar në luftën kundër koronavirus . Ky takim miqësor do të luhet në Estadio Municipal de Les Comes kur të plotësohen kushtet. Prandaj data nuk dihet ende.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco