Juventus i rinovon kontratë futbollistit të infektuar me Covid-19

Juventus i rinovon kontratë futbollistit të infektuar me Covid-19

20:37, 01/04/2020

Edhe pse futbolli i luajtur është ndalur, klubet po punojnë për afrime dhe rinovime kontratash me futbollistët. Së fundmi mësojmë se Juventus ka rinovuar kontratën me mesfushorin francez, Blaise Matuidi.

32 vjeçari do të qëndrojë edhe një tjetër sezon në klubin torinez, edhe pse ishte lojtar i lirë në këtë verë dhe mund të shkonte kudo që të dëshironte. Francezi aktualisht është i mbyllur në shtëpi prej dy javësh pasi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Ndryshe nga Rugani dhe Dybala, Matuidis nuk i është zhdukur ende infeksionin nga trupi i tij dhe siç bëri të ditur bashkëshortja e mesfushorit, do t’i duhet të qëndrojë edhe 15 ditë të tjera në karantinë.

Klubi nuk ka bërë lajmërim zyrtar, por lajmi është mësuar nga dokumentat e bilancit financiar të tremujorit pasi aty raportohet se klubi ka zgjatur kontratën e Wojciech Szczesny deri në vitin 2024 ndërsa të Blaise Matuidi deri në vitin 2021.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco