Publikoi videon me kore raciste kundër shqiptarëve, reagon basketbollisti slloven

Publikoi videon me kore raciste kundër shqiptarëve, reagon basketbollisti slloven

17:33, 01/04/2020

Në llogarinë e tij  personale në Tëitter, basketbollisti slloven, Luca Doncic postoi një video, ku shfaqeshin ultrasit serb duke kënduar kore rraciste kundër shqipëtarëve.

Mirëpo, Doncic kur e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë, e fshiu menjëherë videon dhe në një reagim në faqen e tij në twitter u shpreh se i vjen keq për videon që kishte postuar dhe nuk do ta kishte bërë kurrë nëse do ta dinte se çfarë fjalësh po thoheshin.

“Më vjen keq për videon që postova. Nuk i vura re fjalët e këqija. Kurrë nuk do ta shpërndaja diçka të tillë”.

Doncic pre vitit 2018 luan në NBA me Dallas Maveris, ndërkohë që për tre vite ai është aktivizuar me Real Madrid në Spanjë. 21-vjeçari ka edhe një lidhje me Kosovën, pasi gjyshi i tij ka lindur në Klinë dhe shpesh ka qenë atje për pushime kur ishte fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco