Pozitive me koronavirus, flet e fejuara e Rugani: Nuk jam shumë në humor...

Pozitive me koronavirus, flet e fejuara e Rugani: Nuk jam shumë në humor...

22:51, 31/03/2020

Mikela Persiko, e dashura e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Ruganit, ka reaguar në Instagramin e saj në lidhje me gjendjen shëndetësore, pasi doli pozitive në testin e koronavirusit.

Persiko, e cila është edhe shtatzënë, deklaroi se për momentin është mirë, por nuk është shumë në humor për të postuar duke qenë se nuk e ka mendjen shumë te rrjetet sociale aktualisht.

“Përshëndetje të gjithë! Marr shumë mesazhe nga ju që më pyesni përse nuk postoj më, apo se si jam me shëndet, etj. Prandaj, ja ku më keni përsëri, për t’ju thënë se jam mirë.

Nuk jam shumë në gjendje për të postuar në këto momente, sepse nuk  mendoj dhe aq për rrjetet sociale. Gjithsesi, ju falënderoj për interesin tuaj dhe ju them se gjithçka është mirë për momentin,” deklaroi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco