VIDEO/ Klasi nuk mjafton, Ronaldinho mposhtet në burg nga dy ish-policë

VIDEO/ Klasi nuk mjafton, Ronaldinho mposhtet në burg nga dy ish-policë

20:22, 31/03/2020

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho ndodhet në burgun në shtetin e Paraguait që prej fillimit të marsit. Dinho u arrestua së bashku me vëllain e tij, Roberto de Assis Moreira me dokumente të falsifikuara.

Që prej asaj kohe, kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002, ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme sportive, duke dhuruar spektakë e duke u shpallur fitues në këto lojra.Mirëpo në organizimin e fundit të bërë në burg ai nuk ka arritur të triumfojë.

Image

Ai është mposhtur në lojën dyshe të futbollit-volejbollit nga dy ish-policë, që janë arrestuar për vrasje dhe plaçkitje. Edhe pse është munduar të kompesojë mangësitë e shokut të tij, Ronadinho nuk ka mundur t’i mposhtë kundërshtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco