Tifozi koleksionist paguan shifrën e lartë për peshqirin e Kobe Brayant

Tifozi koleksionist paguan shifrën e lartë për peshqirin e Kobe Brayant

11:08, 31/03/2020

Peshqiri që mbante mbi supe Kobe Bryant gjatë fjalimit të tij të lamtumirës, pas ndeshjes së tij të fundit në NBA, u shit për mbi 33 mijë dollarë në një ankand në internet.

Kur “ylli” i Lakers e përfundoi fjalimin e tij, në “Staples Center” të Los Angelesit, në momentin që po dilte nga parketi, një tifoz i tërhoqi peshqirin për ta patur si kujtim. Në fakt, ky “suvenir” është shitur disa herë.

Oferta fituese për atë  peshqir, së bashku me dy bileta nga ai takim i 13 prillit 2016,  ishte saktësisht 33 077 16 dollarë. 

Kobe Bryant shënoi atë natë 60 pikë në fitoren 101-96 të Lakers ndaj Utah Jazz.

Jeff Woolf, presidenti i ankandeve Iconic, i tha CNN se blerësi njihet si koleksionisti më i madh i suvenirëve të Lakers në të gjithë botën.

“Ai është një tifoz i përkushtuar i Lakers. Plani i tij afatgjatë është të krijojë një muze në Kaliforninë Jugore”, tha Woolf, i cili vuri në dukje se i njëjti ofertues, më parë, harxhoi 30 mijë dollarë për një libër nga shkolla e mesme e Bryant.

Bryant, 41 vjeç, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën pasi rrëzimit të helikopterit me të cilin udhëtonin më 26 janar, në Calabasas të Kalifornisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco