Ronaldo: Qëndrojmë në shtëpi, le të ndihmojmë sadopak mjekët e infermierët

Ronaldo: Qëndrojmë në shtëpi, le të ndihmojmë sadopak mjekët e infermierët

23:28, 30/03/2020

Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme, në llogarinë e tij në “Twitter”, CR7-ta ka dhënë një tjetër mesazh në këto ditë krize që ka përfshirë gjithë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Cristiano ka postuar një fotografi me fëmijët e tij, duke shkruar: “Në këto momente të vështira për të gjithë Botën, le të jemi mirënjohës pavarësisht çdo gjëje, për shëndetin tonë, për familjen, dhe për të afërmit tanë. Qëndroni në shtëpi dhe le të ndihmojmë të gjithë sadopak mjekët e infermierët në luftën e tyre për të na shpëtuar jetën”

Ronaldo është vet-izoluar në vilën e tij në Madeira, në vendlindje, në pritje të një sinjali “shprese” nga Serie A për rinisjen e kampionatit.

Megjithatë, tani për tani duket e vështirë për të ndodhë, për faktin se Italia është vendi më i prekur në Europë me mbi 100 mijë persona të infektuar dhe mbi 11 mijë të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco