Premier League kishte plan sekret të shpallte Liverpoolin kampion para se të shfaqej Covid-19

Premier League kishte plan sekret të shpallte Liverpoolin kampion para se të shfaqej Covid-19

23:06, 30/03/2020

Liverpooli ishte pranë titullit kampion në Premier League, por pandemia koronavirus ndërpreu kampionatin anglez dhe tani ende nuk dihet se çfarë pritet të ndodh në të ardhmen.

Sipas asaj që shkruan “Mirror” Premier Ligë kishte një plan sekret që të shpallte kampion skuadrën e Jurgen Klopp, pak ditë para se të shfaqej koronavirusi.

Edhe pse nuk kishin rënë dakord, drejtuesit e Premier Leagues kishin filluar bisedimet që trofeu të shkonte në “Anfield”, në mënyrë që skuadra ta prezantonte atë para tifozerisë vendase.

Madje ishte raportuar se Liverpool do të organizonte një paradë me trofeun, por kjo tashmë është e vështirë edhe me përhapjen e shpejtë të Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco